Brickos

Të gatshëm për fillimin e Fushatës së pastrimit

Këshilli Organizativ për aksionin e Fushatës së pastrimit të ambientit në komunën e Suharekës, ka mbajtur Takimin e dytë ku ka analizuar përgatitjet që janë bërë për mbarëvajtjen e këtij aksioni. Kryetari Muharremaj edhe një herë ka analizuar përgatitjet që janë bërë dhe ka urdhëruar që ky aksion të zhvillohet sipas planifikimit që është bërë. Këtu u tha se çdo gjë është gati për të filluar. Me 19.04.2018 nën organizimin e Shoqatës së Bizneseve do të bëhet eliminimi i deponive ilegale të mbeturinave. Ndërsa me 20.04.2018 do të bëhet largimi i të gjitha mbeturinave përgjatë rrugëve kryesore dhe lokale, shesheve dhe hapësirave publike në të gjithë territorin e Komunës së Suharekës. Në këtë aksion do të marrin pjesë mbi 7000 qytetarë, nxënës, punëtorë, sportistë, artistë, pjesëtarë të policisë, FSK-së, punëtorë shëndetësor OJQ, Shoqëri civile, kompani private etj.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …