Të gjitha shkollat e komunës së Deçanit janë furnizuar me dezinfektues

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe në bashkëpunim me shefin e  Shtabit Emergjent Komunal Izet Zenuni dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit, janë furnizuar të gjitha shkollat e komunës së Deçanit me dezinfektues për dezinfektim të hapësirave të brendshme shkollore, rroba mbrojtëse, maska, doreza, pompa etj. Të gjitha këto furnizime bëhen në mënyrë që të jet një ambient i pastër dhe sa më i sigurt, shkaku i pandemisë. Komuna e Deçanit vazhdon të jet më e pastërta dhe e para sa i përket luftës kundër pandemisë Covid 19.

Urojmë që sa më shpejtë të largohet ky virus e të kthehemi në jetën normale.

May be an image of E brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …