U përurua nënkalimi tek Plus Marketi në Feriaj  

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu me bashkëpunëtor, kanë përuruar nënkalimin tek Plus Marketi, për t’i dhënë Ferizajt dhe ferizajasve edhe një vepër kapitale të infrastrukturës rrugore, nyjë që i jep frymë trafikut në qendër e padyshim një art i projektimit dhe realizimit, punuar me dashuri e përkushtim për Ferizajn e ferizajasit.

Kryetari Aliu me këtë rast ka thënë: Punët e kryera në nënkalimin që lidh rrugët “Gursel e Bajram Sylejmani”, “Besim Rexhepi” dhe “Liman Rekaj” tek Plus Marketi, flasin me gjuhën e guximit politik për të ndërmarr projekte të tilla në zemër të qytetit, flasin me gjuhën e cilësisë e standardeve më të larta, flasin me gjuhën e së bukurës dhe funksionalitetit, flasin me gjuhën e sigurisë e lehtësisë së qarkullimit të qytetarëve. Nga tani, ferizajasit mund ta shijojnë këtë vepër.

Fotografia e Agim Aliu

Fotografia e Agim Aliu

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …