leoni

Të hënën me 8 korrik debat publik me qytetarë

Komuna e Junikut duke u bazuar në ligjin për vetëqeverisje lokale nr:03/L-040, neni 68, statutit të Komunës Junik, organizoh të hënën me 8 korrik 2019, Takim Publik me Qytetarë.

Takimi do të mbahet në Sallën e Kuvendit Komunal të Junikut duke filluar nga ora 11:00.

Me këtë rast para qytetarëve do të shpalosen të arriturat e Komunës në gjashtëmujorin e pare të vitit 2019, si dhe do të organizohet debat ndërmjet bartësve të institucioneve të Komunës për punën dhe aktivitetet e tyre me qytaetarë.

Në thirrjen e nënshkruar nga kryetari i Komunës z. Agron Kuqi, ftohen të gjithë qytetarët e interesuar si dhe do të shqyrtohen të gjitha propozimet e tyre sipas ligjit, statutit dhe rregulloreve në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …