Të mërkurën nisë Festivali Kombëtar i Folklorit “Anadrinia Jehon” 2022

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi përmes një postimi të tij në facebook ka njoftuar se të mërkurën nis Festivali Kombëtar i Folklorit “Anadrinia Jehon” 2022, një ngjarje e rëndësishme kulturore, që ka edhe përkrahjen e përvitshme të Komunës së Rahovecit. Festivali që mbahet në fshatin Dejnë, organizohet në kuadër të manifestimeve dhe përkujtimeve të  “Java e dëshmorëve”, nën përkujdesjen e Kryetarit të Rahovecit. Është një ngjarje që ngërthen vlerat kulturore dhe artistike të popullit tonë si dhe përkujton dhe nderon sakrificat monumentale të të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Mirëseardhje secilit që i bashkohet edicionit të njëzetenjëtë të festivalit, i cili fillon nga ora 19:00!

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën …