Rexhep Selimi

Rexhep Selimi: Nuk kam të bëj asgjë me krimet e as me akuzat të prezantuara në këtë aktakuzë

Eprori i lartë i UÇK-së, Rexhep Selimi, sot para Gjykatës Speciale ka deklaruar se  e  ka lexuar tërësisht aktakuzën e re, të ndryshuar, të cilën Zyra e Prokurorit e ka përpiluar kundër tij dhe tre krerëve tjerë të UÇK-së dhe të cilën,  më 29 prill e dorëzoi  në Gjykatën Speciale. E kam marrë aktakuzën dhe e kam lexuar në tërësi”, u përgjigj Selimi, kur gjykatësi Nicolas Guillou e pyeti nëse i ka lexuar dhe kuptuar akuzat e reja. Rexhep Selimit iu dha fjala sërish, dhe ai u deklarua i pafajshëm për të gjitha krimet për të cilat akuzohet. Natyrisht që i kam lexuar dhe i kam kuptuar, dhe pohoj edhe njëherë se nuk kam të bëj asgjë me krimet e as me akuzat të prezantuara në këtë aktakuzë. I nderuar gjykatës, më lejoni të deklarohem i pafajshëm, sikur në të gjitha pikat e aktakuzës, tha Selimi kur gjykatësi ia dha fjalën për ta deklaruar pafajësinë, nëse dëshiron.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …