Të premten në orën 20:00 ndizen qirinj në nderim të viktimave të gjenocidit serb në Kosovë

Të premten në orën 20:00 ndizen qirinj në nderim të viktimave të gjenocidit serb në Kosovë

Të gjithë shqiptarëve nëpër botë janë ftuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagët e Hapura” që në ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, nëpër ballkonet e tyre të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi. “Të premten më 15 janar, në orën 20:00, të ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë! Në pamundësi të organizohen tubime përkujtimore për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia me COVID-19, Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur” FTON të gjithë shqiptarët, kudo qofshin në botë, që më 15 janar, në DITËN E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË, në orën 20:00, të dalin në ballkone apo dritare të banesave të tyre dhe të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi! Përkujtimi i viktimave të kësaj tragjedie të madhe kombëtare është minimumi i asaj që duhet të bëjmë në rrugëtimin për ndëshkimin e krimit dhe ngadhënjimit të drejtësisë! Me respekt për të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre. Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Mbyllen 400 biznese në Kosovë në tre muajt e parë të këtij viti

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, njoftoi  se në tre muajt e fundit …