Të premtën për pesë fshatëra të Komunës së Rahovecit organizohet dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2020

Banor të fshatrave Krushë e Madhe, Celinë, Nagavc, Hoçë e Vogël dhe Brestoc , të premtën (05.07.2019), mund të marrin pjesë në organizimin e dëgjimeve publike për përgatitjen e  buxhetit të Komunës së Rahovecit për  vitit 2020, njofton zyra për informim e kësaj komune.

Dëgjimet buxhetore për buxhetin e Komunës për vitin 2020, organizohen nga anëtarët e Komitetit për Politik dhe Financa (KPF) dhe udhëhiqen nga kryesuesi i këtij komiteti, Afrim Dina njëherit edhe kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Dëgjimi publik me banor të fshatrave Krushë e Madhe, Celinë dhe Nagavc mbahet me 05.07.2019, në “Qendrën Rinore”, në fshatin Krushë e Madhe me fillim në ora 19:00.

Dëgjimi publik me banor të fshatrave Hoçë e Vogël dhe Brestoc mbahet të njëjtën ditë në Shkollën Fillore ”Heronjtë e Kosovës”, në fshatin Hoçë e Vogël me fillim në ora 20:20.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …