Zyrtarizohet sporti i Ragbit në Kosovë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim në kabinetin e tij, Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Qëllimi i këtij takimi ishte zyrtarizimi i Federatës së Ragbit në Kosovë, si dhe konkretizimit, konsolidimit dhe promovimit të mëtejmë të këtij sporti në vendin tonë.

Me këtë rast, ministri Gashi falënderoi ambasadorin britanez për bashkëpunimin e deritashëm dhe kontributin e tij për sportin e Ragbit dhe shprehi gatishmërinë për të vazhduar edhe më tutje këtë bashkëpunim, duke synuar që të realizojnë bashkërisht projekte në fusha të ndryshme.

Po ashtu ministri Gashi e uroi ambasadorin për hapjen e Federatës së Ragbitë në Kosovë dhe u dëshiroi mbarëvajtje në garat që do të organizohen në këtë sport.

 “Sot është një ditë e veçantë për sportin në Kosovës pasi që sot po e zyrtarizojmë Federatën e Ragbit. Ne, si MKRS, do të angazhohemi maksimalisht që ta japim kontributin tonë për zhvillimin e këtij sporti me pak traditë në vendin tonë”.

Ndërkaq, amabasadori O’Connell, falënderoi ministrin Gashi për pritjen dhe gatishmërinë e tij për krijimin e Federatës së Ragbitë në Kosovë dhe u shpreh i kënaqur që MKRS po u krijon mundësi të reja sportistëve në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …