Të rinjtë nga Maqedonia e Veriut në vizitë studimore në Ferizaj

Në kuadër të një vizite dyditore studimore në Komunën e Ferizajt, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Bytyçi, priti sot në takim të rinjtë nga strukturat rinore dhe organizatat e shoqërisë civile të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve, shkëmbimin e përvojave, si dhe krijimin e mundësive të reja për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e rinisë.

Drejtori Bytyçi i njohu mysafirët me punën dhe aktivitetet që zhvillon Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, me theks të veçantë në programet dhe projektet që synojnë fuqizimin e të rinjve dhe nxitjen e pjesëmarrjes së tyre aktive në jetën e komunitetit.

Vizita studimore ka për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe ndarjen e praktikave më të mira ndërmjet të rinjve dhe institucioneve, duke forcuar bashkëpunimin rajonal në fushën e rinisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj: Faza e Tretë e Dezinsektimit Hapsinorë

Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt, se gjatë këtyre ditëve fillon faza e tretë e …