Mbi 23 mijë e 600 nxënës nga e gjithë Kosova sot do t'i nënshtrohen testit të arritshmërisë në shkencat ekzakte

Të shtunën do të mbahet Testi i Maturës në Kosovë por në masa të shtuara të kujdesit për shkak të pandemisë COVID-19

Të shtunën do të mbahet Testi i Maturës në Kosovë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se për shkak të pandemisë COVID-19, Testi i Maturës do të mbahet në masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces Përmes një njoftimi nga MASH, ditën e testimit ndalohet hyrja në qendra të testimit të gjithë atyre që s’janë pjesë e këtij procesi. “Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), ka marrë vendim që për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Testi i Maturës të mbahet me masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces. Prandaj, duke marrë parasysh këtë fakt, ditën e testimit, pra të shtunën (29 gusht 2020), u ndalohet hyrja nëpër qendra të testimit të gjithë personave që nuk janë pjesë e këtij procesi”, ka njoftuar MASH.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …