E dëgjova dhe e lexova dy herë fjalimin historik të z.Ali Ahmeti, kryetarit të PDI në Maqedoninë e Veriut. Fjalimi i tij për mbrojtjen e krerëve të UÇK-ës, që po mbahen padrejtësisht dhe me shkelje të ligjeve ndërkombëtare prej 5-së vitesh në paraburgim nga Gjykata e Hagës, ka rëndësi mbarëkombëtare, se shpreh zërin e përbashkët të të gjithë shqiptarëve për mbrojtjen e lirimin e krerëve të UÇK-ës, sepse janë të pafajshëm. Gjykata e Hagës synon, që të mbrojë e ligjërojë luftën pushtuese të Serbisë e masakrat e tyre në Kosovë dhe të akuzojë e burgosë padrejtësisht udhëheqësit e UÇK-ës, që udhëhoqën luftën për liri e pavarësi të Kosovës. Gjykata e Hagës vazhdon të nxjerrë si dëshmi shpifjet e Serbisë, siç e ka deklaruar ish misionari i BE, Dik Marty, që ishte paguar nga Serbia. Presidenti i SHBA-së z. Trump ka thënë, se Gjykata e Hagës e ka humbur besueshmërinë dhe për Amerikën nuk egziston. Edhe per në shqiptarët Gjykata e Hagës e ka humbur kredibiliteti, besueshmërinë, kur dihet se kush ka qenë Prokurore e Përgjithëshme, Karla Del Ponte që shpifi ndaj drejtuesve të UÇK-ës dhe të madhin hero Hashim Thaçi për të ashtuquajturën shtëpi të verdhë në Shqipëri për heqje organesh, që ka botuar edhe një libër. Nga verifikimi i ndërkombëtarëve doli, se nuk ishin të vërteta, por shpifje të Karla Del Pontes. Si ka mundësi që Karla Del Ponte nuk vihet para përgjegjësis dhe nuk hetohet për shpifje për kreun e UÇK-ës dhe per populln shqiptarë??!! Ai fjalim ka rëndësi edhe europiane e ndërkombëtare, se është një thirrje e mësim për popujt e robëruar që Liria e Pavarësia e vendeve të tyre mund të fitohet vetëm duke luftuar për çlirimin e vendeve të tyre nga genocidi e masakrat dhe shtypja e shrytëzimi i pushtuesve, siç qe Serbia ndaj Kosovës dhe siç vazhdon të jetë ndaj Sanxhakut të Nishit deri tek molla e kuqe e në Luginën e Preshevës, Bujanovskit e Medvegjës. Apo siç vazhdojnë të jenë disa shovinistë maqedonas ndaj popullsisë shqiptare në MV, që këto vitet e fundit po pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, megjithëse dihet që Shkupi ka qenë kryeqyteti i Dardanisë dhe ata kanë qenë minoritet. Apo në Mal të Zi, që shovinizmi malazez po ua tjetërson liritë e të drejtat e vendasve autokton shqiptarë që shtriheshin dikur deri në Trieste dhe malazezët ishin vetëm një minoritet i vogël. Ai fjalim madhështorë i z. Ali Ahmeti është një thirrje për politikanët e Qeverinë Greke, që duhet të lirojnë pronat e popullsisë çame deri në lumin Kalamis dhe të rikthehet popullsia shqiptare çame në pronat e veta, sipas të drejtës ndërkombëtare. Ka ardhur koha që Bashkimi Europian të korrrigjojë e anullojë vendimet e Fuqive të Mëdha Europiane të vitit 1913 që i coptoi trojet shqiptare për të kënaqur kërkesat e Rusisë Cariste për zgjerimin e sllavëve në gadishullin Ballkanik. Shqiptarët kudo ku jetojnë janë ndërgjegjësuar për etninë e tyre autoktone si populli më i lashtë në Europë dhe nuk mund t’u nënështrohen më mohimit të lirive dhe të drejtave të tyre nga Serbia e Maqedonia, Mali I Zi dhe Greqia. Ky shekull do të jetë shekulli i bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet në kuadrin e BE. Që të realizohet kjo e drejtë duhet që klasat politike të shqiptarëve të jenë të bashkuara në të gjitha trojet natyrore shqiptare, duke mënjanuar politikanët shqiptarë nostalgjikë të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, të cilët po shpikin e ndjekin në mënyra të kamufluara politika përçarëse të popullit shqiptarë. Tefta Cami-ish ministre e Arsimit dhe Kulturës të Shqipërisë Pogradec, e shtunë, 9 gusht, 2025
