Ish-ministrja e Arsimit e Republikës së Shqipërisë, Tefta Cami, ka kujtuar me respekt dhe vlerësim figurën e të ndjerit Ahmet Qeriqi, si dhe ka dërguar një urim me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit. “Për këtë përvjetor të profesorit dhe shumë të nderuarit, mikut tim, Ahmetit, i cili ka lënë një emër të madh për gjithë shqiptarisë me kontributet e tij të pakrahasueshme si historian e shkrimtar, si publicist dhe luftëtar i paepur i çështjes shqiptare. Ndihem me fat që e kam takuar dhe njohur nga afër për kontributin dhe krijimtarinë e tij të pafund e të gjithanshme, të cilat kanë mbetur në fondin e artë të letrave dhe publicistikës shqiptare. Ruaj gjithashtu kujtime të veçanta nga intervista në TV ‘Dielli’ me mikun tim të shtrenjtë, të ndjerin Ahmet, ku biseduam për marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën nga viti 1968 deri në prill të vitit 1981, gjatë kohës kur unë shërbeja si ministre e Arsimit dhe Kulturës, kur shpërthyen demonstratat me parullat: ‘Kosova Republikë!’, ‘Republikë – Kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë!’, ka përfunduar Tefta Cami Cani.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
