Telegram ngushëllimi nga ministrja Dumoshi me rastin e vdekjes së shkrimtarit Musa Ramadani

E nderuara familje e Musa Ramadanit.

Të nderuar kolegë shkrimtarë.

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, shkrimtarit tonë të çmuar, Musa Ramadanit. Vdekja e shkrimtarit të shquar Musa Ramadanit është pikëllimi e dhimbjeje për Kosovën, është humbje për fjalën e bukur shqipe, për kolegët, shkrimtarët, dhe në përgjithësi për kulturën shqiptare. Musa Ramadani ka qenë poet, prozator, eseist dhe përkthyes i brezit modern të Kosovës dhe si i tillë mbetet figurë shumë e rëndësishme e kulturës letrare shqiptare. Veprimtaria e tij letrare mbetet trashëgimi e pasur e historisë së Kosovës, dhe si i tillë do të vlerësohet brez pas brezi. Kosova do ta kujtojë me respekt dhe nderim veprën letrare të Ramadanit.

Sinqerisht,

Vlora Dumoshi

Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …