leoni

Kryetari Kuçi ka pritur në takim Kolonel Natale Gatti

Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi ka pritur në takim Kolonel Natale Gatti, të cilin e ka njoftuar me gjendjen dhe karakteristikat e Junikut, vizionin dhe objektivat komunale si dhe bashkëpunimin e deritanishëm me KFOR-in dhe organizatat e tjera ndërkombëtare për të cilin bashkëpunim edhe i ka falënderuar. Kolonel Natale Gatti ka shprehur përshtypjen e tij për Junikun, pavarësisht që vend i vogël, mirëpo vend i qetë dhe i mirëmbajtur, gjithashtu ka njoftuar kryetarin Kuçi për bashkëpunimet pasuese mes Komunave, KFOR-it dhe FSK-së me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe menaxhimit sa më të mirë të situatave të jashtëzakonshme. Palët u pajtuan që aktivitetet e përbashkëta të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin e ndërsjellët.

Kontrolloni gjithashtu

Kastrati: Në vitet në vijim do të jemi të përkushtuar për urbanizimin e fshatrave

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, gjatë mbajtjes së dëgjimeve buxhetore në fshatra, deklaroi …