Begaj e Berisha udhëtojnë në autobus bashkë me nxënësit gjimnazistë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha, i kanë takuar nxënësit e shkollave të mesme, përkatësisht gjimnazistët, në stacionin e autobusëve, e më pas edhe kanë udhëtuar bashkë me ta, me autobus, me qëllim të njoftimit me kushtet e transportit të tyre, shtëpi-shkollë dhe anasjelltas. Transporti i nxënësve është një sektor me rëndësi dhe ndjeshmëri, pasi udhëtimi, përkatësisht kushtet e udhëtimit, luajnë rol të drejtpërdrejtë edhe në procesin e mësimnxënies tek nxënësit. Për këtë qëllim, Komuna e Malishevës, siguron edhe transportin për rastet e caktuara, të cilët për shkaqe objektive nuk mund ta sigurojnë transportin për shkollimin e tyre në nivelin e mesëm. Nxënësit e shkollave të mesme, e kanë njoftuar kryetarin, me kushtet që ata kanë gjatë udhëtimit, ngarkesën dhe hapësirën që kanë në autobus. Nxënësit janë shprehur të kënaqur me respektimin e orarit nga ana e transportuesve, të cilët i mbajnë linjat. Po ashtu, Begaj e Berisha kanë biseduar me nxënës edhe për kushtet dhe problemet me të cilat përballen nxënësit, si në shkollë, ashtu edhe jashtë shkollës, si pjesë e tërësishme e procesit mësimor. “Është kënaqësi të jesh në mesin e këtyre të rinjve dhe të rejave, gjenerata premtuese të së tashmes dhe të ardhmes së ndritshme të vendit”, tha kryetari Begaj, gjatë takimeve me gjimnazist.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …