U mbajt Dëgjimi Publik Buxhetor me banorët e Ratkocit dhe fshatrave përreth

Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa, në bashkëpunim me Grupin Punues për Përgatitjen e Buxhetit për vitin 2027, mbajti dëgjimin publik buxhetor me banorët e fshatrave Ratkoc, Malësi e Vogël, Dejnë, Vrajak, Bratotin dhe banorë të tjerë, në qendrën e fshatit Ratkoc.

Të gjitha kërkesat, komentet dhe propozimet e paraqitura gjatë dëgjimit publik para Drejtorit  për Buxhet dhe Financa, z. Afrim Limani dhe zyrtarëve tjerë do të shqyrtohen nga Grupi Punues dhe në përputhje me mundësitë buxhetore, do të përfshihen në buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2027.

Drejtoria për Buxhet dhe Financa,  mbajti dëgjimin publik buxhetor edhe me përfaqësuesit e bizneseve, në kompaninë “Eurofood” në Xerxë, që iu mundësoj bizneseve të paraqesin kërkesat, komentet dhe propozimet e tyre për prioritetet buxhetore që do të shqyrtohen nga Grupi Punues dhe, në përputhje me mundësitë buxhetore, do të përfshihen në buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2027.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti viziton nga afër xhirimet e filmit “Sakrifica”, vlerëson kontributin e Halil dhe Merita Budakovës për artin filmik shqiptar

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër xhirimet e filmit më …