Televizioni shtetëror zviceran me reportazh për punën në komunën e Vitisë

Një ekip i Radio Televizionit zviceran RTS, ka realizuar një reportazh për komunën e Vitisë, respektivisht për punën dhe zhvillimet e gjithmbarshme në këtë komunë, duke veçuar projektet që janë realizuar nga kryetari i komunës Sokol Haliti. Pjesë e këtij reportazhi është edhe shpallja e ish presidentes zvicerane Michel Calmy Ray si Qytetare Nderi e Vitisë, që u bë vitin e kaluar. Gjithashtu, u vizitua sheshi me emrin e ish presidentes së Zvicres, si dhe lokalitete të tjera të komunës së Vitisë, që njihet si komuna me më së shumti bashkatdhetar që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …