Territori i Komunës së Vitisë vendosët në karantinë, Kryetari Haliti kërkon ndihmën urgjente prej nivelit qendrorë

Pas konfirmit të infektimit të një qytetari vitias me virusin COVID-19, qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që territori i Komunës së Vitisë të futet në karantinë duke mos lejuar hyrjet dhe daljet nga kjo komunë. Megjithatë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka kërkuar nga niveli qendrorë që sa më parë ti  dal në ndihmë kësaj komune me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. “Vitia nuk mund të ja dal e vetme në këtë situatë. Ne paraprakisht kemi marrë masa në fshatin Stubëll pasi që i infektuari me këtë virus është nga Stubëlla por që ka ardhur në këtë fshat prej Italisë. Na duhet sa më parë ndihma nga niveli qendror që ka vendosur që gjithë territori i komunës së Vitisë të futet në karantinë. Sidomos kemi nevojë që niveli qendrorë të furnizon me mjete mbrojtëse personat që janë të angazhuar në menaxhimin e kësaj situate dhe atë me maska, dezinfektues, dorëza dhe të tjerë” u shpreh Kryetari Haliti. Ai tha se kjo ndihmë është e domosdoshme por edhe me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi. Ndërkaq në takimin që është mbajtur nga Komuna e Vitisë u potencua se është bërë dezinfektimi i institucioneve shëndetësore dhe se ky dezinfektim do të vazhdon edhe tutje me prioritet të veçantë në fshatin Stubëll ku pritet të bëhet dezinfektimit i shkollës, kishës, shtëpisë së personit të infektuar por edhe në vendet publike. Kryetari Haliti kërkon nga niveli qendrorë që të gjej mundësitë të mbështetjes me staf mjekësor pasi që një pjesë e madhe e stafit mjekësor të Vitisë është në karantinë pasi që kanë kontrolluar personin që tashme ka dalë i infektuar me këtë virus. “Futja në karantinë e krejt komunës është e gabuar dhe është dashur të izolohet vetëm vatra e krizës ku kemi pasur të infektuar me këtë virus. Fatkeqësisht ka munguar komunikimi nga niveli qendrorë me komunën e Vitisë” theksoj kryetari Haliti. Gjithashtu Komuna e Vitisë, njofton të gjithë qytetarët se nëse kanë dyshime që janë prekur nga ky virus të mos vizitojnë menjëherë mjekun por të telefonojnë në këtë numër 038 200 80 800. Po ashtu kjo komunë kërkon nga qytetarët e saj që të ju përmbahen udhëzimeve të marrë nga niveli qendrorë dhe të ju shmangen lëvizjeve të panevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: SONTE SHPALLËM TË HAPUR EDICIONIN E 23-të TË FESTIVALIT KOMBËTAR TË FOLKLORIT “ANADRINIA JEHON”

Të nderuar familjarë të dëshmorëve, invalidë e vetreanë të luftës, Këshill Organizues, dashamirës të artit …