Brickos

Testi i raketës së parë ndërkontinentale i Koresë së Veriut ka qenë temë bisedimesh në Samitin e G20-s në Hamburg

Testi i raketës së parë ndërkontinentale i kryer më 4 korrik nga Koreja e Veriut ka qenë temë bisedimesh në samitin e G20-s në Hamburg. Sipas Shtëpisë së Bardhë, kryetari Trump ka riafirmuar “angazhimin e hekurt” të Shteteve të Bashkuara në mbrojtje të Koresë së Jugut dhe Japonisë, “duke përdorur të gjithë gamën e kapaciteteve të saj, përfshirë atë bërthamore”.  Mësohet se Trump, kryetari koreano-jugor Moon Xhi dhe kryeministri Japonez Shinzo Abe kanë shpërndarë në Hamburg një deklaratë të përbashkët sa i takon kërcënimit që përbën regjimi i Penianit, e cila siguron aleatët e mëdhenj të Shteteve të Bashkuara në Azi se Amerika nuk do të hezitojë t’i bëjë ballë një sulmi koreano-verior ndaj Seulit ose Tokios.  Kjo, pavarësisht një kundërsulmi eventual të Penianit, që mund të godasë një qytet amerikan. Testi i 4 korrikut tregoi se lideri i vendit komunist, Kim Jong ka në dispozicion një raketë ndërkontinentale, ende në fazë eksperimentale, por që mund të godasë Alaskën.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Në Sofje të Bullgarisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë …