Brickos

Tetori, muaji i integrimeve të fëmijëve me nevoja të veçanta

Nën organizim dhe bashkëpunim të zyrtares për të drejtat e fëmijëve, Vera Bytyçi dhe përfaqësueses së Handikosit, Feride Hoxha, me rastin e Tetorit, muajit të integrimeve të fëmijëve me nevoja të veçanta, një grup i fëmijëve dhe të rriturve me nevoja të veçanta u pritën nga Drejtori i Administratës së Përgjithshme Komunale, Hajrullah Mazreku. Në emër të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me grupin e fëmijëve dhe të rriturve me nevoja të veçanta, bashkëbisedoi, drejtori i (APK), Hajrullah Mazreku, ku tha: ,,Ne po bëjmë përpjekje brenda mundësive buxhetore, t’u mbështesim në kërkesat dhe nevojat e juaj, si në punësim, ku kemi të punësuar persona me nevoja të veçanta, do të vazhdojmë që edhe në të ardhmen të punojmë që sa më shumë ti plotësojmë kërkesat tuaj edhe në arsimim, punësim dhe në mbështetje të projekteve tuaja sepse vetëm si të përbashkët e zhvillojmë të tashmen dhe të ardhmen e njerëzve tanë”, përfundoi Mazreku. Udhëheqësja e HANDIKOS-sit, Feride Hoxha, u shpreh ,,Ne jemi mirënjohës institucioneve komunale për mbështetje të vazhdueshme për fëmijët me nevoja të veçanta dhe të rriturit, por kërkesat e tyre janë në rritje pasi po përgatiten profesionalisht për punë si dhe me gjithë kushtet e krijuar para institucioneve me pjerrina dhe shenja të parkingjeve për këtë kategori shoqërore, të parkingjet, nuk po respektohet nga disa individ vend-parkingu i këtyre, prandaj kërkojmë ndërhyrje të përgjegjësve të kësaj fushe”. Në fund, grupi i fëmijëve dhe të rriturve, vizitoi, muzeun e qytetit “Jahir Mazreku” dhe bibliotekën e qytetit në Malishevë, ku u njoftuan me punët e këtyre institucioneve nga përgjegjësit, Hana Bytyçi dhe Zymer Zogaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …