Nexhmi Lajçi: Politika evropiane e shitur në Serbi e Rusi ka kthyer timonin në kah të padëshirueshëm për shqiptarët

Nexhmi Lajçi: Vota e popullit është vula e ardhmerisë së kombit

Skena politike shqiptare e pas luftës fatkeqësisht, (më vonë e quajtur dhe e vetëquajtur kosovare) ishte e ndërtuar nga agjentura të hueja të dirigjuara nga Beogradi në formën më të përsosur të mundshme në mënyrë që koalicionet që do e mbajnë pushtetin çdo herë të bëhen ashtu siç ata kanë nevojë dhe ligjet që dalin nga Parlamenti i Kosovës të jenë ligje që u përshtatën interesave të Serbisë dhe që pakices serbe ti jepet mundesia që Kosovën ta bllokoj në çdo hap.
Të gjitha këto padrejtësi i bën dëm të pa riparueshem jo vetëm Kosovës por edhe çeshtjes shqiptare në përgjithësi duke i prekur drejtëpërdrejtë edhe interesat strategjike të miqëve tanë ndërkombetarë para syve të të cilëve u luajtën të gjitha këto lojna me pasoja tragjike për kombin tonë.
Të gjitha koalicionet që u bënë që nga pas lufta e deri më sot, pa as edhe një kriter, duke mos përfillur as statutin e as programin partiak, politik e kombetar të tyre , e deshmuan se ishin brum i huaj dhe se ishin gatuar në kuzhinat speciale të Moskës e Beogradit për tu servirur nga miqtë e tyre besnik të instaluar djallezisht si Paqeruajtës në Kosovë.

Fatkeqësia më e madhe e jona është se shumica e shqiptarëve në pushtet, ishin struktura të UDB-së Jugosllave dhe pjesë e sistemit komunist të asaj kohe; si përfaqesues krahinor, republikan e federativ, ithtarë të bashkim-vëllazërimit, servil, të shitur e tradhetarë të kombit, argatë shumë besnik të Serbisë, e për çudi po këta i drejtojnë rrjedhat politike në Kosovë e rreth saj. Vula e kësaj fatkeqësie mjerisht është vota e jonë e pa peshuar mirë, e dhënë në raste me nostalgjinë e bashkim vëllazërimit, në baza familjare, grupore e shitur, e pa dhënë apo e hedhur vetëm sa për të thënë se votova.

Fati jonë është dhe mbetet në duart tona.

Ne edhe sot pas gjithë këtij mjerimi që na sollën pikërisht ata që ne i zgjodhem pa dallim, nuk u mbushem mend dhe prap zgjedhjen e përfaqësuesve dhe liderëve e bëjmë në mënyrën tradicionale në baza krahinore, regjionale, mëhallore, familjare e çka është më e keqja në bazë të dashnisë së vjetër për lider apo për parti pa marr parasysh të kaluaren e tyre e pa qenë të vetedijshëm se nga ky veprim mvaret qenësija jonë si komb e atdhe.

Ky lloj mentaliteti po na pengon edhe sot që si komb të gjejmë alternativa të reja më njerez të rinjë, më energjik, më punëtorë, më përparimtarë, me pa tjetër PATRIOT, udhëheqës të mençur e të paster moralisht e kombetarisht, që nuk kanë dhënë ndoni arsye për të qenë të shantazhuar nga qarqe të caktuara ruse, serbe dhe të tjera ndërkombetare sa herë që atyre t’u teket për të marr vendime në dëm të atdheut e kombit tonë.

Paria e zgjedhur e një kombi është berthama, fruti e mbi të gjitha është vet rrënja e tij.
Sot kemi nevojë më shumë se kurrë, ti hapim sytë dhe të mësohemi se të gjithë ata që bejnë gabime me apo pa dashje duhet me pa tjetër të denohen, e këtë denim duhet tua japim ne, populli. Këta “përfaqësues” si duket nuk janë të vetdijshem se po e çojnë popullin në drejtim të organizimit për tu vetmbrojtur, e nese vjen puna deri në këtë pikë denimin do ta kenë të pashmangshem e demi do të jetë i pa riparueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …