Thaçi e Meta: Shpresë e vetme që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm është që ata të pajisen me pasaportë shqiptare

Thaçi e Meta: Shpresë e vetme që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm është që ata të pajisen me pasaportë shqiptare

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë të përbashkët për media me kryetarin e Shqipërisë, Ilir Meta tha se bashkësia ndërkombëtare e ka sjellë Kosovën në izolim klasik, dhe e vetmja shpresë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm është që në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe të Shqipërisë të pajisen me pasaportë shqiptare. Lidhur me izolimin e Kosovës ka folur edhe Ilir Meta se nuk mund të ketë pozitë më të vështirë se pozita e presidentit të Shqipërisë në këtë periudhë. “Theksoj domosdoshmërinë e dhënies fund të këtij izolimi”, tha Meta, duke shtuar se qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzojnë lirinë e lëvizjes. Ai tha se kushtëzimi i liberalizimit të vizave për Kosovën me demarkacionin me Malin e Zi është i padrejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …