Thaçi lavdëron pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, kritikon Brukselin

Duke folur para deputetëve të pozitës, meqë ata të opozitës nuk u lejuan të hyjnë në sallën e Kuvendit, ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një deklaratë kontroverse duke konstatuar  se edhe 5 vendet qe nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës janë shtete mike të Kosovës dhe ato e kanë pranuar planin Ahtisari. Sot kemi 11 njohje ndërkombëtare, jemi shume mirënjohës BE-së qe Kosova ka nënshkrua MSA-në të cilin ai e quajti sukses të madh, edhe pse kjo MSA pa liberalizimin e vizave është si kofini pas të vjelave. Ai shpreh zhgënjimin e thellë për vonesën e paktit të BE për liberalizimin e vizave për Kosovën.  Qytetarët e Kosovës BE-ja  po i trajton si qytetarë të rendit të dytë. Më liri lëvizëse kemi pasur në ish – Jugosllavi se sa tash për shkak të BE-së” tha Thaçi. Nuk mund të ndëshkohemi për shkak se jemi ata që jemi ka nënvizuar Thaçi pa sqaruar cilët qenkemi dhe përse konkretisht bëhet fjalë.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …