Kryetari i i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar sot 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Ai me anë të një postimi ka thënë se liria e Kosovës është mbi të gjitha si rezultat i luftës dhe sakrificës së pashembullt heroike të burrave e grave kosovare. “Lavdi të përjetshme të gjithë të rënëve. Falënderim të përjetshëm NATO-s, SHBA-së dhe gjithë partnerëve ndërkombëtarë. Mirënjohje të pakufishme të gjithë atyre që çdo ditë, me punë e përkushtim, angazhohen për integrimin dhe forcimin e shtetit dhe kombit tonë!”, ka shkruar kryetari.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
