Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së, nderojnë ushtarët e NATO-s të rënë gjatë shërbimit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së, nderojnë ushtarët e NATO-s të rënë gjatë shërbimit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes z. Anton Quni së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretarin e përgjithshëm z. Faruk Geci, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj dhe oficerë të lartë të FSK-së, me rastin e  shënimit të Ditës  së Çlirimit të Prishtinës, bënë homazhe dhe vendosën lule tek Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të KFOR-it të rënë në Kosovë. Po ashtu anëtarët e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, bënë homazhe dhe vendosen lule edhe te shtatorja e ish-kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova si dhe te shtatorja e komandantit të orëve të para të UÇK-së, heroit të kombit Zahir Pajaziti.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …