Hashim Thaçi: Askush nuk mund ta kundërshtojë një marrëveshje që arrihet në mënyrë paqësore

Thaçi: Nuk mund të vazhdoj edhe për kohë të gjatë bllokimi i institucioneve

Kryetari, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do t’i shoh të gjitha mundësitë dhe variacionet politike që kanë partitë për respektimin e vullnetit qytetarë dhe bërjen e institucioneve. Ai ka shtuar më tutje se e ka nënshkruar vendimin për t’ia dhënë mandatin Albin Kurtit. Posa të jetë gati, shefi i VV’së mund të shkojë në Presidencë për ta marrë dekretin.  Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar. Të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë dhe unë vazhdoj të besoj fuqishëm që do të vazhdojmë t’i përmbushim detyrat që kemi. Për hir të korrektësisë, ju i dini ftesat që ia kam dërguar Kurtit për të marrë të drejtën e mandatarit për themelimin e qeverisë. Takimi në zyrën time ka qenë një takim i vullnetit të mirë por në të njëjtën kohë dua të shpresoj dhe e ftoj përsëri që të mos vazhdoj të mbetet vendimi që e kam nënshkruar qe Albin Kurti është nominuar për kryeministër. Nënshkrimi im për mandatar është në tavolinën time. Nëse Kurti nuk e pranon dhe nuk është i gatshëm ta marrë vendimin për të qeverisur, atëherë mund ta refuzojë. Do t’i shtjerre të gjitha mundësitë për krijimin e institucioneve, ka thënë në mes tjerash kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …