Hashim Thaçi

Thaçi: Ushtria formohet sivjet, s’mund ta ndal askush

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi ka ripërsëritur se Kosova do të bëhet me ushtri këtë vit. Thotë se askush brenda apo jashtë vendit nuk mund ta ndalojë këtë proces. “Forcat e armatosura të Kosovës do të formohen gjatë këtij viti, në një proces të koordinuar me NATO’n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Do të jetë një forcë e standardeve të NATO’s. Një forcë multietnike. Do të jetë ushtri e mirëfilltë e një vendi të pavarur dhe sovran. Do të punojmë edhe në kampanjën që kemi filluar për përfshirjen e të gjitha komuniteteve në këtë ushtri të ardhshme të Kosovës si parakusht për partneritet dhe anëtarësim në NATO dhe theksoj se Forcat e Armatosura të Kosovës do të themelohen gjatë këtij viti dhe askush nuk do të mund ta pengojë qoftë ndonjë faktor brenda apo nga faktorët jashtë Kosovës. Askush nuk e ka të drejtën e vetos. Ky është vullneti i qytetarëve të Kosovës. Është vendimi i institucioneve të Kosovës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë Thaçi për RTK.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …