Kurti në Skenderaj: Politikanët e partive tjera janë zullumqarë

Kurti në Skenderaj: Politikanët e partive tjera janë zullumqarë

Kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti tha të dielën në Skenderaj se Drenica është e Adem e Hamzë Jasharit si dhe të të gjithë atyre që kanë kontribuar për çlirim e atdhe. Kurti tha se do të kenë shumë punë sepse Kosova ka shumë papunësi e kjo po ndodh se partia të punëson e shpunëson.  Ekonomia, sipas tij  është në duart e partive të cilat nuk kanë as program ekonomik e as politik. “Por me Vetëvendosjen në qeverisje kemi alternativë dhe 40 pikat qeverisëse, të cilat bëjnë të rritjen e prodhimit vendor  dhe punësimit të qytetarëve”,  ka thënë Kurti. Ai ka quajtur politikanët e partive të tjera zullumqarë. “Këta politikanë po i quaj zullumqarë, të cilët sa po janë të rinj po vjedhin me vllazni e kur po plaken me djemtë e tyne. Punësimi e biznesi sipas mbiemrave bjen  me qeverinë e VV-së”, ka thënë Kurti, teksa u tregoi që 11 qershori është data për përfundimin e keqqeverisjes. Kurti premtoi që do të ndërtojë 160 çerdhe për fëmijë dhe do të ndërtojë rreth 4 mijë banesa sociale. Kandidati për deputet nga Skenderaj, Veton Seferi, tha se sot Vetëvendosjes i është bashkuar rinia sepse është e vetmja zgjidhje.  Ai u drejtua Albin Kurtit duke i thënë që ta ketë në konsideratë Drenicën sepse gjatë këtyre ditëve e ka  kuptuar se sa nevojë ka Drenica për Vetëvendosjen. Ndërsa kandidati për deputet që vjen nga fshati Açarevë i Skenderajt Rexhep Selimi, tha se vetëm Vetëvendosje i qëndron besnik idealit të Adem Jasharit. Ai tha se Drenica nuk e lidh fatin me njerëz të dështuar, as me ata që abuzuan me Drenicën, e as me ata që ia kthyen shpinën pasi që e morën votën. Sipas tij Drenicën nuk mund ta përfaqësojnë ata që ia sollën Gjykatën Speciale UÇK-së. Selimi tha se Drenicës do t’ia bëjnë një shërbim më 11 qershor ku  do t’i ndajë njëherë e përgjithmonë të mashtruarit nga mashtruesit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …