Kandidati për kryeministër nga PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, mbajti tubim zgjedhor në Vushtrri

Kandidati për kryeministër nga PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, mbajti tubim zgjedhor në Vushtrri

Kandidati për kryeministër nga PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, mbajti tubim zgjedhor në Vushtrri. Me këta rast ai ka kërkuar votën e vushtrriasve, duke thënë se bashkërisht mund të bëhen punë të mëdha për vendin. “Kosova ka njerëz, ka resurse, por kërkohet një vullnet i të gjithëve. Nëse ne sigurojmë diçka më të mirë menjëherë edhe ata që janë në diasporë ishin kthyer në Kosovë . Me 11 qershor, kur të votoni, aty do të jemi bashkë që t’i kryejmë punët e Kosovës”, tha Haradinaj. Ndërkaq, Lutfi Bilalli, kandidat për deputet tha se në këto zgjedhje Vushtrria i ka dy mundësi që sipas tij janë “kualiteti dhe kuantiteti”. “Kuantiteti që do të thotë të përfaqësosh  me sa më shumë deputetë, kualiteti nënkupton që e kemi mundësinë të kemi njerëz që nuk heshtin, që dinë çka thonë dhe çka kërkojnë”, tha ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sonja Biserko: Vuçiq ka humbur legjitimitetin, qytetarët serbë janë të vetëdijshëm se Kosova është e humbur

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, ka deklaruar se …