Kadri Veseli: Duhet të bashkëpunojmë për hir të interesave të qytetarëve

Kadri Veseli në Kaçanik: Kosovës i duhet një fuqi politike që ka vizion e guxim

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli gjatë fushatës në Kaçanik ka thënë: “Kaçaniku ka dit me thënë dhe Jo. I ka thënë Serbisë Jo, kur ka qenë më së rëndi. Por ka ditë me thanë dhe Po, se i ka thënë lirisë po, UÇK Po për 17 vite me radhë i ka thënë PDK-së Po. Jam i sigurt që më 11 qershor, ka me i thënë PO të fuqishme, mbi 60 për qind Po “Fillimit të Ri” në Kaçanik dhe krejt Kosovës, Fillimit të ri të fitoreve të mëdha të sovranitetit të Republikës së Kosovës….Kosovës i duhet sot më shumë se kurrë, kur bukur shumë janë zgjuar do fantazma të kaluarë e po mendojnë që kanë mundësi të cenojnë sovranitetin tonë. Kanë mundësi ta cenojnë  flamurin tonë të shenjtë kombëtar, kanë mundësi ta cenojnë flamurin e shenjtë të shtetit tonë. Duhet një fuqi politike që ka vizion, vendimmarrje, guxim”, tha Veseli, raporton Kosovapress.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …