Behxhet Pacolli: Lëvizje e lirë dhe ekonomi me rritje të shpejtë!

Behxhet Pacolli: Lëvizje e lirë dhe ekonomi me rritje të shpejtë!

Në një tubim madhështor të mbajtur sot në Pejë, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme të AKR-së për kandidatin e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, për kryeministër të Kosovës, Dr.Avdullah Hoti.

 Duke i falënderuar qytetarët e Pejës për pritjen madhështore, Presidenti Pacolli theksoi se, tash pas 10 vitesh e drejta për qytetarët e Kosovës do të realizohet. “Jemi bërë bashkë, jemi kthyer në shtëpinë e madhe të Ibrahim Rugovës”, ka thënë Pacolli duke premtuar rrugëtim të përbashkët për të ecur përpara me sukseset e koalicionit të shpresës në qeverisje. “Ne do t’iu shërbejmë qytetarëve me punë, vullnet e përgjegjësi, sepse ne nuk jemi koalicion i dhunshëm, por njerëz të paqes që e dëgjojnë njëri tjetrin dhe kështu së bashku jemi shumë më të fortë”, ka thënë presidenti Pacolli. Ai ka theksuar se nuk mund të ketë pavarësi pa mirëqenie, ndërsa me përbërjen e ekspertëve dhe profesionistëve në listën e deputetëve të cilën e ofron koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa, në krye me Dr. Avdullah Hotin, Pacolli tha se do të ndërtohet republika e Kosovës, ashtu siç e deshi Rugova.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …