Themelohet këshilli publiko-privat në Ferizaj

Komuna e Ferizajt në bashkëpunim më organizatën amerikane USAID, gjatë ditës së sotme kanë mbajtur një takim inaugurues për themelimin e këshillit publiko-privat. Hapjen e këtij takimi e ka bërë drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti i cili ka theksuar se ky këshill përbehet nga bizneset e mëdha të Komunës së Ferizajt si dhe do të jetë këshill konsultativ i cili do t’i shërbejë edhe Kryetarit të Komunës Agim Aliut. “Ky këshillë do të ketë mbledhje të herë pas hershme më Kryetarin e Komunës, ku do të trajtohen tema të ndryshme në interes të bizneseve dhe ekonomisë në përgjithësi”, është shprehur drejtori Dërguti. Ndërsa, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, themelimin e këtij këshilli e ka vlerësuar të një rëndësie shumë të madhe, sepse sipas tij do të trajtohen çështje të ndryshme të komunës së Ferizajt. E nga ana tjetër, Liridon Shurdhani nga USAID, tha se ky këshill po formohet në të gjitha komunat e Kosovës dhe do të shërbej për një komunikim më të lehtë në mes bizneseve dhe drejtuesve komunal. Bizneset e pranishme në këtë takim, janë shprehur se kjo është një nisme shumë e qëlluar dhe do të jenë të gatshëm për takime e radhës dhe për të trajtuar tema të ndryshme në interes të Komunës së Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …