leoni

Themelohet Komisioni i Përbashkët për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes, Kosovë-Serbi më 27 shkurt 2023, në Bruksel

Themelohet Komisioni i Përbashkët për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes, Kosovë-Serbi më 27 shkurt 2023, në Bruksel

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se është themeluar Komisioni i Përbashkët për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes së arritur midis Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt 2023 në Bruksel dhe aneksit të saj të zbatimit të arritur më 18 mars në Ohër. Komisioni i Përbashkët për Monitorim do të kryesohet nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Kosova do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në Bruksel, Agron Bajrami dhe Serbia nga kryenegociatori Petar Pektoviq”, thuhet në  njoftimin e BE-së. Kryeministri Kurti tha për mediat se marrëveshja paraqet një pako në të cilën nuk mund të shkëputësh asnjë pjesë. Ne jemi zotuar dhe e kemi ripërsëritur qëndrimin tonë për zbatim të plotë të kësaj pakoje, të kësaj marrëveshjeje bazë dhe aneksit përkatës për implementim. Dhe, tash besoj që fjalën e ka Brukseli që ta detyrojë Serbinë për këtë“, tha Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Canaj: Zgjedhjet komunale bashkë me ato qendrore do t’i konvenonin Kurtit

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i interesuar …