leoni

Monika Kryemadhi tërhiqet nga protestat e dhunshme pas vërejtjes së ambasadores së Amerikës në Tiranë, Yuri Kim

Monika Kryemadhi, i përket super mafiozëve që mendojnë se “mbrojtja më e mirë është sulmi”

Ish kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, deputetja Monika Kryemadhi u paraqit në Gjykatën e Tiranës për të bërë një padi civile kundër Televizionit Top Channel dhe lajmëroi edhe një padi penale. Arsyeja e këtij zemërimi të politikanes së lartë është publikimi i disa fakteve nga Top Channel për pagesa të marra dhe të dhëna nga zonja Kryemadhi për kompani të regjistruara në parajsa fiskale por të vërtetuara, që pas tyre qëndrojnë oligarkë rusë të lidhur ngushtësisht me Kremlinin. Faturat e pagesave janë bërë për shërbime marketing apo fitime aksionerësh, sipas dokumenteve që janë publikuar edhe nga media të huaja. Kryemadhi tregoi se kërkonte 400 mijë euro nga Top Channel. Në Qendrën Europiane për Lirinë e Medias, padia e Kryemadhit njihet si e llojit SLAPP “Padia Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike”, e cila synon intimidimin dhe rritjen e presionit ndaj medias për të mos publikuar fakte ndaj politikanëve që cenojnë interesin publik. Top Channel i bën thirrje organeve të drejtësisë që paralelisht me padinë e zonjës Kryemadhit ndaj medias, të vërtetojë faktet e implikimit të saj me financimet ruse. Rikujtojmë zonjën Kryemadhi që fjala e lirë u godit një herë këtë vit, dhe meqenëse nuk tregoi as solidaritet në ato momente për median tonë e ftojmë të paktën mos të nxisë në asnjë aspekt revoltë ndaj Top Channel, që në fakt bën vetëm punën e raportimit të lajmit, kurrsesi të shpifjes. Top Channel nuk intimdohet dhe shantazhohet nga asnjë subjekt politik, sepse kjo media është pronësi e shqiptarëve, të cilët prej vitesh i qëndrojnë besnik ekranit tonë. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …