Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e katërta për këtë vit

Në mbledhjen e katërt të Komitetit për Politik dhe Financa (KPF) të komunës së Rahovecit që do të mbahet me datë 18 prill 2024, (e enjte), me fillim në ora 10:00, do të shqyrtohen këto pika të rendit të ditës:

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

– Shqyrtimi i vendimit për përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Arsim në Komunën e Rahovecit

– Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës personave fizikë dhe juridikë, ZK – Rahovec

– Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës ZK – Rahovec

– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës – hapësirën e objektit të QKMF-së për shfrytëzim Ministrisë së Shëndetësisë

– Shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin e Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe

– Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-01469-1, ZK – Rahovec

– Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës personave fizikë dhe juridikë, ZK – Retijë

– Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës

– Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit/es dhe zëvendësdrejtorit/eshës së institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese parauniversitare (IEAAP)

– Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …