leoni

Gjatë vitit 2023 numri i analizave në QKMF në Ferizaj ka arritur në 155 mijë

Në kuadër të Shërbimeve Diagnostike të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj bëjnë pjesë edhe shërbimet laboratorike ku kryhen analiza hematologjike, biokimike dhe analiza të urinës. Përveç në QKMF, laboratorët funksionojnë edhe në QMF-të e tjera të qytetit, si dhe në QMF – Greme, QMF – Dardani, QMF – Komogllavë dhe QMF – Softaj.

Gjatë vitit 2023 numri i përgjithshëm i analizave ka arritur në 154.467, prej të cilave 139.775 janë analiza gjaku dhe 14.692 analiza urine. Në shërbimet laboratorike që ofrohen në QKMF përfshihen të gjitha analizat më të nevojshme për diagnostikimin e pacientëve, si ato biokimike: si glikemia, urea, kreatinina, bilirubina – totale, bilirubina – direkte, AST, ALT, kolesteroli, trigliceridet; ashtu edhe analizat hematologjike: sedimentimi, numri total i qelizave të kuqe, hematokriti, hemoglobina, numri total i leukociteve, numri i trombociteve, elektrolitët etj.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …