leoni

TIKA, dhuron 50 pako ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim Burak Ceran, koordinatorin e TIKA-as për Kosovë, i cili i kishte sjellë 50 pako ndihmë për 50 familje në nevojë të komunës së Skenderajt. I pari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, u shpreh mirënjohës për ndihmën që dha kjo agjensi por edhe për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Komunës së Skenderajt deri me tani. Gjatë këtij takimi Kryetari Jashari, njoftoi përfaqësuesit e TIKA-s për situatën aktuale që ka komuna përballë virusit COVID-19, si dhe bëri të ditur edhe formën se si është organizuar shpërndarja e ndihmave të komunës por edhe të donatorëve, duke i dërguar ato shtëpi për shtëpi, për të kontribuar kështu në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. Në këtë takim po ashtu u bë thirrje për bashkëpunim të mëtutjeshëm, në mes të komunës dhe TIKA-s, më qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve. Kujtojmë se ditë më parë, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, nga buxheti i ndarë i komunës janë dhuruar 1500 pako ushqimore e higjienike duke përfshirë këtu edhe miell për familjet nevojtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …