Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka drejtuar akuza të forta ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo deklaroi se, sipas saj, kjo parti qëndron pas grupeve që kritikojnë dhe, siç u shpreh ajo, ofendojnë luftën çlirimtare, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe figurat e saj kryesore. “Ata vet janë sponsorizues të atyre grupeve për ta denigruar luftën dhe për ta denigruar çdo kënd që ka qenë në luftë dhe pjesë e saj. Janë sponsorizues që të shajnë komandantët dhe madje edhe UÇK-në”, tha Kadrijaj. Deklaratat e saj vijnë në një kohë të tensioneve të vazhdueshme politike në vend, ku përplasjet mes partive për çështje që lidhen me luftën dhe narrativën historike po bëhen gjithnjë e më të ashpra.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
