Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomas Sunjog: Marrëveshja, për të cilën Kosova Serbia u dakorduan më 27 shkurt, do të sjellë rezultate të prekshme për të dyja vendet

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Sunjog, ka deklaruar se marrëveshja që është derivat i propozimit franko-gjerman e për të cilën Kosova dhe Serbia u dakorduan të hënën e 27 shkurtit, do të sjellë rezultate të prekshme si për të dyja vendet, ashtu edhe për rajonin dhe Evropën. Komentet dhe kritikat aktuale për këtë marrëveshje, janë ende të parakohshme, pasi procesi i negociatave po vazhdon. Vura re disa nga komentet. Por përsëri, nga këndvështrimi im, ato komente janë të parakohshme, sepse ne jemi ende në proces negociatash. Duke komentuar çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Sunjog ka thënë se i njëjti është një obligim ndërkombëtar i Kosovës, i cili duhet zbatuar sa më shpejt. Edhe te marrëveshja e arritur të hënën, ka një kërkesë specifike për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme. Dhe unë mendoj se ne jemi shumë të qartë për këtë. Sunyogu është shprehur i shqetësuar për vakumin e sigurisë së krijuar në veri të Kosovës pas largimit të serbëve si nga institucionet e nivelit qendror, ashtu edhe nga ato komunal, duke përshirë Policinë, Gjyqësorin, Prokurorinë e Doganën.

 

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …