Tomas Szunyog: Masat e Bashkimit Evropian për Kosovën janë të përkohshme, nevojitet shtensionimini i situatës

Tomas Szunyog: Masat e Bashkimit Evropian për Kosovën janë të përkohshme, nevojitet shtensionimini i situatës

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog sot pas takimit me deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme, ka thënë se kanë folur për situatën në veri të Kosovës. Në një postim të bërë në Twitter, Szunyog ka shkruar se deputetëve u ka shpjeguar se masat e Bashkimit Evropian për Kosovën janë të përkohshme dhe të kthyeshme. Siç tha ai Kosovës i nevojitet angazhim për shtensionimin e situatës, ashtu siç kanë kërkuar 27 vendet anëtare. “Patëm një shkëmbim të mirë me Komisionin për Punë të Jashtme për zhvillimet e fundit dhe situatën në veri. I shpjegova se Masat e BE-së janë të përkohshme dhe të kthyeshme, por nevojitet një angazhim konstruktiv për të përmbushur de-përshkallëzimin siç kërkohet nga deklarata e 3 qershorit e 27 vendeve anëtare të BE-së”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …