Tonino Picula: Mos-dorëzimi i Radojçiqi, mund të komplikojë edhe më tej marrëdhëniet edhe ashtu të vështira mes Kosovës e Serbisë  

Eurodeputeti, Tonino Picula nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve ka thënë se refuzimi i Serbisë për ta ekstraduar përgjegjësin për përgatitjen e kryengritjes së armatosur ndaj Policisë së Kosovës në pjesën veriore, Millan Radojçiq, mund të komplikojë edhe më tej marrëdhëniet edhe ashtu të vështira mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për mediet serbe eurodeputeti kroat ka theksuar se reagimet e mundshme të bashkësisë ndërkombëtare mund të rezultojnë në veprime edhe më të rrepta politike dhe diplomatike ndaj Serbisë nëse refuzon të përmbushë kërkesën parësore të Bashkimit Evropian që të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit terrorist që janë arratisur në Serbi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …