Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se rikthimi i ligjshmërisë tashmë ka filluar në komunën që drejton

Totaj: Qeverisja lokale dhe qendrore duhet të jenë partnere dhe jo rivale

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka shfaqur mospatjime dhe kritika ndaj kryeministrit, Albin Kurti, i cili, ditë më parë ka drejtuar kritika ndaj komunave që udhëhiqen nga kryetar i të partive opozitare. Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se komunat po përdoren për t’i bërë opozitë pushtetit qendror. “Dikur niveli qendror i bënte opozitë qeverisjes lokale, sot qeverisja lokale në disa raste po përdoret për opozitë nivelit qendror” ka theksuar kryeministri, Albin Kurti. E Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, duke shkruar se kjo deklaratë është absurde. “Qeverisja qendrore dhe lokale janë, ose të paktën do duhej të ishin, partnere e jo rivale, prandaj është e pakuptimtë kjo deklaratë sepse pushteti nuk mund t’i bëhet opozitë pushtetit” ka theksuar, kryetari, Shaqir Totaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …