Haradinaj: Martirët janë dhembje e krenari dhe kujtimi e nderimi për ta forcon themelet e shtetit tonë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar  masakrat në Qyshk, Pavlan, Zahaq e Llabjan në përvjetorin e tyre. Ai ka shkruar se drejtësia për këto krime, duhet të vendoset sa më parë. “Martirët janë dhembje e krenari dhe kujtimi e nderimi për ta forcon themelet e shtetit tonë. Masakrat ndaj civilëve të pafajshëm në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan janë tregues i çmimit të lartë për lirinë dhe shtetin që e gëzojmë sot. Drejtësia për këto krime duhet të vendoset sa më parë, nderimi për të rënët mbetet obligim i yni e vepra e tyre, udhërrëfyes në punën tonë të përditshme” ka shkruar mes tjerash, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …