“Trafiku Urban” dhe NPB nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të “Trafikut Urban”, Qendrim Vitija, dhe Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), Arton Berisha, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi që parasheh kryerjen e intervenimeve dhe riparimeve ndërtimore në objektet dhe hapësirat që administrohen nga “Trafiku Urban”.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është përmirësimi i kushteve të punës dhe krijimi i hapësirave më funksionale për stafin e ndërmarrjes, me fokus sigurinë në vendin e punës.

Vitija theksoi se kjo marrëveshje është një investim i drejtpërdrejtë në punëtorët dhe në cilësinë e shërbimit që u ofrohet qytetarëve:

“Me këtë marrëveshje po investojmë drejtpërdrejt në punëtorët tanë dhe në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. Kushte më të mira pune do të thonë shërbime më të mira për qytetarët“, deklaroi U.D. kryeshefi, Qendrim Vitija nga N.P.K. “Trafiku Urban”.

Nga ana tjetër, kryeshefi i NPB-së, Arton Berisha, u shpreh se ky bashkëpunim është shembull i qartë i funksionimit të mirëfilltë të ndërmarrjeve publike:

“Jemi të bindur se investimi në infrastrukturën e objekteve dhe hapësirave të punës përkthehet drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve.“

Kjo marrëveshje pritet të sjellë rezultate konkrete në një afat të shkurtër dhe të përforcojë bashkëpunimin në mes të dy ndërmarrjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Asfaltohet rruga që lidh fshatërat Tërpez – Fshati i Ri – Çifllak

Në komunën e Vitisë kanë filluar punimet në asafltimin e rrugëve që lidhën tri fshatëra …