Transportuesit rrugorë në rajonin e Prizrenit ndërpresin grevën

Transportuesit rrugorë në rajonin e Prizrenit ndërpresin grevën

Në emër të ministrit të infrastrukturës, Pal Lekaj, këshilltari politik, Pjetër Ndou, bashkë me drejtorin e departamentit të transportit, z. Xhemë Veseli kanë pritur në takim kryetarin e shoqatës së transportuesve rrugor të Kosovës, njëherit anëtar i kryesisë së Odës Ekonomike të Kosovës, Ruzhdi Kurtishi, dhe përfaqësues të shoqatës së transportuesve nga regjioni i Prizrenit. Ndou dhe Veseli,  dëgjuan ankesat dhe kërkesat e shoqatës, të cilat i shtyen për të hyrë në grevë dhe pas diskutimeve konstruktive, të dyja palët ranë dakord që të ndërpritet greva dhe të vazhdohet me operim normal të linjave të rregullta, Prizren – Prishtinë dhe anasjelltas. Në vazhdimësi, z. Ndou theksoi përkushtimin maksimal të ministrit Lekaj dhe të kabinetit për zgjidhjen e të gjitha problemeve të operatorëve ekonomik, gjithmonë në dobi të shërbimit të qytetarëve. Ministria e infrastrukturës,  gjegjësisht departamenti i transportit rrugor në bashkëpunim me operatorë, shoqatat dhe të tjera palë relevante, në afat sa më urgjent do t’i  trajtojnë dhe  zgjidhin të gjitha problemet që i kanë transportuesit. ​

Ministria e Infrastrukturës ndan mbi 1 milionë euro për projektet rrugore të Lipjanit

Ministria e Infrastrukturës, e përfaqësuar nga zëvendësministri Rexhep Kadriu me bashkëpunëtorë, të premten vizituan Lipjanin  për t’u takuar me të parin e kësaj komune, Imri Ahmeti. Përfaqësuesit e dy institucioneve nënshkruan memorandum bashkëpunimi për vitin 2018 dhe anekset e marrëveshjeve paraprake për disa projekte rrugore në Lipjan, që arrijnë shifrën 1,203,468 Euro. Nga memorandumi, do të financohet rruga përgjatë hekurudhës Gllogovc – Rubovc, ndërsa mjetet e tjera janë ndarë për vazhdimin e projekteve për rrugët Magurë – Blinaj, Vojnovc – Topliqan dhe Llugaxhi – Gadime. Duke ndarë përgjegjësitë për dinamizmin dhe përshpejtimin e projekteve infrastrukturore, kryesisht asfaltimin e rrugëve të Lipjanit, zëvendësministri Kadriu deklaroi se Ministria e Infrastrukturës do të jetë e gatshme që në çdo kohë të ofrojë përkrahje dhe të shërbejë në të mirë të qytetarëve të Lipjanit. Ata vizituan edhe udhëkryqin e Janjevës, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, për të cilin paralajmëroi rinisje të shpejtë të punimeve në ndërtimin e një rrethrrotullimi, që sipas kryetarit të Lipjanit është më se i nevojshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …