Tre serbë të Kosovës janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale: Krime lufte kundër popullatës civile

Tre serbë të Kosovës  janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”. Kështu bëri të ditur Prokuroria Speciale përmes një njoftimi për media. Ndërkaq, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se arrestimi i tyre ka ndodhur në Vushtrri. Sipas policisë të arrestuarit dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasje, tortura, shkatërrim prone dhe dëbim të popullatës civile në territorin e kësaj komune. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje për mbështetje të protestës së studentëve të drejtësisë në Shkup

Thirrje për mbështetje të protestës së studentëve të drejtësisë në Shkup

Unionet e studentëve të drejtësisë kanë bërë thirrje publike për mbështetje të gjerë nga mediat, …