Trump nga Uashingtoni me mesazh të drejtpërdrejtë për Kosovën dhe Serbinë: “Nëse keni probleme, më telefononi”

Presidenti amerikan Donald Trump ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë për Kosovën dhe Serbinë gjatë fjalës së tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington, duke u shprehur optimist për marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe i gatshëm për ndërhyrje në rast tensionesh.

Duke folur para pjesëmarrësve në këtë forum ndërkombëtar, Trump vlerësoi progresin e deritanishëm në raportet mes dy shteteve, duke theksuar se janë bërë hapa pozitivë drejt stabilitetit rajonal.

“Kosova – Serbia, keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Nëse nuk shkoni mirë, më merrni në telefon dhe do ta zgjidhim”, deklaroi ai, duke shkaktuar reagime në sallë.

Komentet e Trumpit u interpretuan si sinjal për një rol të vazhdueshëm amerikan në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë një proces që prej vitesh konsiderohet kyç për stabilitetin politik në Ballkanin Perëndimor.

Takimi i Bordit të Paqes në Uashington mblodhi liderë dhe përfaqësues ndërkombëtarë për të diskutuar çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit global, ndërsa rajoni i Ballkanit mbeti një nga temat që mori vëmendje të veçantë gjatë diskutimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Kryetarja Vjosa Osmani ka luajtur rolin e atasheut mbrojtës të Albin Kurti në përpjekjet e tij për kapjen e shtetit

Politikani i shquar nga Kosova lindore, Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika në adresë të kryetares …