Trump

Trump: Nuk ka qenë fushatë e zakonshme, por lëvizje e jashtëzakonshme e amerikanëve që e duan shtetin

Kryetari i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në fjalimin e tij pas shpalljes së  fitores ka deklaruar se tani është koha që amerikanët të bëhen bashkë përsëri dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë të Amerikës. “Sapo pranova një thirrje nga sekretarja Clinton, ajo na uroi neve për fitoren dhe unë e urova atë për fushatën me shumë punë. Ne i jemi falënderues për shërbimin që i ka bërë ajo Amerikës si sekretare e shtetit”, ka thënë Trump.  Unë u premtoj se do të jem president i të gjithë amerikanëve dhe kjo është e rëndësishme për mua. Kjo çfarë kemi bërë ne nuk ka qenë fushatë e zakonshme, por lëvizje e jashtëzakonshme, e amerikanëve që punojnë fort dhe e duan shumë shtetin e tyre”.

Kontrolloni gjithashtu

2025, vit armiqësor për median në Kosovë: 69 sulme ndaj gazetarëve

Viti 2025 është vlerësuar si një nga më të rëndët për lirinë e medias në …