Në Gjykatën Speciale sot mbahet sot konferenca e radhës ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shalaerenca për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala

Trupi Gjykues aprovoi pjesërisht kërkesën e avokatit për apelimin e disa pjesëve të vendimit për rastin e të pandehurit, Pjetër Shala

Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues ka aprovuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes për apelimin e disa pjesëve të vendimit për rastin  e të pandehurit, Pjetër Shala. Zëdhënësja, Angela Griep tha se në çështjen gjyqësore kundër  Pjetër Shalës, Trupi Gjykues e miratoi pjesërisht kërkesën e mbrojtjes për apelimin e disa pjesëve të vendimit të tij për të pranuar si prova intervistat e z. Shala për Tribunalin e Hagës në vitin  2005 dhe 2007, si dhe intervistat me autoritetet belge në vitet 2016 dhe 2019. Në veçanti, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Pjetër  Shalës për apelimin e konstatimit se ai ishte informuar mjaftueshëm lidhur me natyrën e dyshimit kundër tij, kur i dha ato intervista dhe nëse ishte i  informuar mjaftueshëm kur hoqi dorë nga e drejta për avokat në ato raste, tha zëdhënësja e Gjykatës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …